DYLON

Kryetari Hyseni u bënë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë

Kryetari Hyseni u bënë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë
Avatar photo Redaksia

Kryetar Hyseni, shpreh keqardhjen dhe solidaritetin me të miturën, ndaj të cilës është ushtruar dhunë

Pas publikimit të një video në medie, ku ushtrohet dhunë ndaj një të miture, deklarohet edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Ai tha se: një video që po qarkullon nga mbrëmë në medie më ka tronditur thellë, jo vetëm mua personalisht, por edhe gjithë qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës.

Sipas tij pamjet e dhunës ndaj një të miture janë të papranueshme dhe shqetësuese në çdo formë.

“Si kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh keqardhjen dhe solidaritetin tim me viktimën dhe familjen e saj dhe dënoj çdo akt dhune që bie ndesh me vlerat tona njerëzore e shoqërore”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit u bënë thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë që të veprojnë menjëherë dhe të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të garantohet siguria e çdo fëmije në qytetin tonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.