DYLON

Kryetari Hyseni tha se dita e parë e mandatit të dytë nisi me projektin e Bulevardit të Qytetit

Kryetari Hyseni tha se dita e parë e mandatit të dytë nisi me projektin e Bulevardit të Qytetit
Avatar photo Redaksia

“Ka nisur rrënimi i objekteve të vjetra në qendër të qytetit, për tu ndërtuar objekti i ri i administratës me rreth 9 mijë metra sipërfaqe. Kjo po bëhet në kuadër të projektit më të madh kapital në historinë e Gjilanit, Bulevardin e qytetit, me investim prej 18 milionë euro, gurthemeli i së cilit u vë me 2 shtator të këtij viti”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Kryetari Hyseni, tha se dita e parë e mandatit të dytë nis me projektin e Bulevardit të qytetit.

EkoHigjiena

“Rrënimi i objektit të administratës dhe i objekteve përcjellëse, pas vendimit të shumëpritur nga Instituti për Trashëgimi Kulturore, është moment historik për Gjilanin tonë”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se në këtë mandat, projektet që i ka nisur do të vazhdojnë me ritëm më të fuqishëm, e projektet e reja do ta bëjnë edhe më të bukur qytetin.

Sipas tij, ky Bulevard do të ketë 450 metra gjatësi, rreth 30 mijë metra katror hapësirë publike, 500 parkingje nëntokësore si dhe objektin e ri të administratës komunale me sipërfaqe prej 8,700 metra katror.  /2LONLINE/