DYLON

Kryetari Hyseni, takon udhëheqësit e KOSTT-it, bisedojnë për zhvillimet e sektorit të energjisë dhe planifikimet për fuqizimin e rrjetit të transmetimit

Kryetari Hyseni, takon udhëheqësit e KOSTT-it, bisedojnë për zhvillimet e sektorit të energjisë dhe planifikimet për fuqizimin e rrjetit të transmetimit
Avatar photo Redaksia

Kryetari Hyseni, takon udhëheqësit e KOSTT-it, bisedojnë për zhvillimet e sektorit të energjisë dhe planifikimet për fuqizimin e rrjetit të transmetimit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, (KOSTT), ku është pritur nga kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT, Gëzim Tosuni, dhe me U.D. kryeshefin ekzekutiv, Shaban Nezirin,

EkoHigjiena

Në këtë takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e sektorit të energjisë dhe planifikimet për fuqizimin e rrjetit të transmetimit në zonën e rajonit të Gjilanit. Po ashtu është biseduar edhe lidhur me forcimin e bashkëpunimit institucional në mes Komunës s ë Gjilanit dhe KOSTT-it

Kryetari Alban Hyseni, ka falënderuar udhëheqësit e KOSTT-it për bashkëpunimin e mirë që kanë me Komunën e Gjilanit, duke shpresuar në thellimin e bashkëpunimit.

I pari i Gjilanit, tregoi e kanë biseduar lidhur me nevojat dhe kapacitetet e ardhshme të rrjetit për mbështetjen e zhvillimit ekonomik të zonës së Gjilanit.

Po ashtu është folur edhe për integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, si dhe adresimin e kërkesave të reja për furnizim me energji elektrike, përfshirë edhe Projektin e Parkut të Biznesit në Gjilan, i planifikuar si zonë ekonomike me rëndësi për rajonin e Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.