DYLON

Kryetari Hyseni takon udhëheqësit e Dritës dhe Gjilanit, diskutojnë për procesin e përfundimit të stadiumit

Kryetari Hyseni takon udhëheqësit e Dritës dhe Gjilanit, diskutojnë për procesin e përfundimit të stadiumit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim përfaqësuesit e klubeve të futbollit, FC Drita dhe Sc Gjilani, përkatësisht Feti Murseli, Valon Zymberi dhe Sevdail Robelli, me të cilët ka diskutuar lidhur me procesin e përfundimit të projektit për rregullimin e stadiumit të qytetit.Kryetari Hyseni ka theksuar janë duke punuar që ky projekt të përfundojë sa më shpejt, ndërkaq ka kërkuar nga punëkryesi që ta shtojë dinamikën e punimeve për këtë projekt tepër të rëndësishëm për Dritën dhe Gjilanin.

“Për këtë projekt jemi në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt”, ka thënë kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Përfaqësuesit e klubeve kanë falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen, duke shtuar se ky fakt dëshmon seriozitetin dhe dëshirën për përfundimin sa më të shpejt të projektit të stadiumit të qytetit, standardizimi i të cilit do të jetë mundësi e madhe për Dritën dhe Gjilanin.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.