DYLON

Kryetari Hyseni: Synimi ynë është që shërbimet fillestare shëndetësore t`i ofrojmë sa më pranë qytetarit

Kryetari Hyseni: Synimi ynë është që shërbimet fillestare shëndetësore t`i ofrojmë sa më pranë qytetarit
Avatar photo Redaksia

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Zhegër, është përuruar sot laboratori për analizat e gjakut, i cili iu mundëson banorëve të këtushëm që analizat bazike t`i kryejnë në ambulancën e fshatit, pa pasur nevojë të udhëtojnë në Gjilan.

Në përurimin e laboratorit ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, i cili ka thënë se laboratori në Zhegër dhe mamografia në QKMF në Gjilan, është një projekt i përbashkët me organizatën Islamic Relief që po realizohet me bashkëfinancim.  

EkoHigjiena

Kryetari Hyseni tha se qëllim kryesor i qeverisjes komunale është që shërbimet t`i ofrohen sa më afër qytetarit.

“Synimi ynë final edhe në fushën e shëndetësisë, është që në qendrat e mëdha, aty ku gravitojnë edhe fshatrat tjera për rreth, si në Zhegër, t`i ofrojmë këto laboratore dhe t`i rrisnim shërbimet për qytetarë”.

Për më tepër, ai theksoi se shërbimet më afër shtëpisë, janë më efikase dhe kushtojnë më lirë për qytetarin.

“Në shumicën e rasteve, Qendrën Kryesore e kemi të mbingarkuar nga shërbimet, sepse kur qytetari vjen këtu i kërkohen analiza, për çka duhet të shkojë në qytet dhe atje nis prej gjithçka prej fillimit, prandaj në këtë formë mundësojmë që edhe kontrollin fillestar, edhe analizat e gjakut, por edhe shërbimet tjera të kryhen në një vend, afër shtëpisë e me sa më pak shpenzime e me sa më shumë efikasitet për banorët”, ka thënë kryetari Hyseni.

Vlera e laboratorit është 9600 euro.    

Përndryshe, me këtë donator po realizohet edhe projekti i ujit të pijes për katër fshatra si dhe një projekt në fushën e bujqësisë. /2LONLINE/   ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.