DYLON

Kryetari Hyseni: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën janë shqetësuese dhe provokuese

Kryetari Hyseni: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën janë shqetësuese dhe provokuese
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilan, Alban Hyseni, ka reaguar ndaj zhvillimit të stërvitjeve ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Republikën e Kosovës, përkatësish në fshatrat shqiptare Breznicë, Muhoc e tjera (afër Karaçevës), duke i cilësuar ato si shqetësuese dhe provokuese për qytetarët e kësaj komune.

Në një deklaratë publike, Hyseni theksoi se prania e forcave ushtarake, mjeteve ajrore dhe aktiviteteve të tilla në afërsi të zonave të banuara krijon pasiguri dhe tension të panevojshëm.

EkoHigjiena

Sipas tij, këto zhvillime ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe cenojnë ndjenjën e sigurisë.

“Qytetarët tanë meritojnë qetësi, siguri dhe perspektivë, jo frikë dhe presion,” u shpreh Hyseni, duke shtuar se si kryetar i komunës ndjen shqetësim të thellë për situatën e krijuar.

Ai u bëri thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë me kujdes situatën dhe të ndërmarrin hapa konkretë për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Kryetari i Gjilanit theksoi se institucionet lokale do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë qytetarëve dhe të angazhohen për mbrojtjen e interesave të tyre, në funksion të ruajtjes së qetësisë dhe stabilitetit në komunë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.