DYLON

Kryetari Hyseni: Stacioni i Autobusëve po bëhet

Kryetari Hyseni: Stacioni i Autobusëve po bëhet
Avatar photo Redaksia

Objekti i vjetër i Stacionit të Autobusëve në Gjilan, tashmë është rrënuar. Në vend të tij do të ndërtohet godina e re.

“Me objektin e ri udhëtarët dhe transportuesit vendës e të huaj, do të kenë kushte e shërbime adekuate”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni

EkoHigjiena

ai shtoi se Stacioni i Autobusëve po bëhet dhe kjo do të shënojë një epokë të re për transportin në qytetarin e Gjilanit.

I pari i komunës, tregoi se tanimë objekti i vjetër është rrënuar dhe do të ndërtohet i riu.

“Objekti i Stacionit të Autobusëve në Gjilan, kapë vlerën e investimeve rreth 1 milion euro. Ky projekt do ta transformojë këtë hapësirë në një qendër moderne dhe funksionale për udhëtarët dhe transportuesit vendës e të huaj”, tha Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.