DYLON

Kryetari Hyseni: Shihemi së shpejti në stadium!

Kryetari Hyseni: Shihemi së shpejti në stadium!
Avatar photo Redaksia

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e operatorit ekonomik lidhur me aktivitetin e prokurimit për ndërtimin e stadiumit të qytetit të Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se pas shumë vitesh padrejtësi, sot është marrë vendimi për Stadiumin e Gjilanit që të gjithë po e prisnin me padurim.

EkoHigjiena

Ai tha se vendimi i OSHP-së i hap rrugë realizimit të këtij projekti madhor.

“Tashmë nuk ka më dilema: procedurat ecin përpara dhe Gjilani do ta ketë stadiumin që i takon, sipas standardeve të UEFA-s, ashtu siç kemi premtuar. Ne nuk ndalemi. Për krenarinë tonë, për qytetin e sportit e sportistëve, shihemi së shpejti në stadium”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Ai ka shtuar se ka edhe një lajm tjetër të mirë. “Projekti i stadiumit do të ndryshohet, do të mbulohet i tëri e do të bëhet më modern, tashmë është krijuar grupi punues”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.