DYLON

Kryetari Hyseni: Shëtitorja mbi lumin Mirusha është në fazën finale

Kryetari Hyseni: Shëtitorja mbi lumin Mirusha është në fazën finale
Avatar photo Redaksia

“Punimet për përfundimin e shëtitores së qytetit nga çerdhja në lagjen Dardania deri tek rruga transit mbi lumin Mirusha, po vazhdojnë me intensitet të lartë”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili i ka parë nga afër punimet të cilat po bëhen aty.

Ai tha se shëtitorja mbi lumin Mirusha është në fazën finale.

EkoHigjiena

Sipas të parit të Komunës së Gjilanit, 400 metrat e fundit po marrin formë dhe shumë shpejt përfundojnë të gjithë pjesën e kupëzave të betonit.

Hyseni shtoi se krijimi i hapësirës për elementet përcjellëse është tashmë në proces.

“Brenda pak javësh, kjo shëtitore do të jetë gati për t’u shijuar nga të gjithë qytetarët. Një tjetër hap drejt një Gjilani më të bukur, më modern dhe më të qasshëm për të gjithë”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/