DYLON

Kryetari Hyseni: Shëndetësia dhe mirëqenia sociale, janë prioriteti kryesor

Kryetari Hyseni: Shëndetësia dhe mirëqenia sociale, janë prioriteti kryesor
Avatar photo Redaksia

“Në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale në Komunën e Gjilanit, janë bërë përmirësime dhe investime të shumta dhe të cilat janë të dobishme për jetën e qytetarëve. Ky sektor vazhdon të mbetet prioritet, ku parashihet të realizohen projekte për të mirën e qytetarëve”, ka thënë Alban Hyseni, kryetari i Komunës s֝ë Gjilanit.

Ai shtoi se shëndetësia dhe mirëqenia sociale, do të vazhdojnë të jenë prioriteti kryesor.

EkoHigjiena

“Projekti më i madh, banimi i përballueshëm social, do të jetë strehë për shumë familje”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, më tej tregon se do ta përfundojnë objektin e Qendrës së Qëndrimit Ditor për të Moshuar, bashkë me shoqatën Jetimat e Ballkanit.

“Do të ndërtojmë edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare me aneksin e Urgjencës. Do të vazhdojmë me pagesat për lindje të reja, ndihmat për familjet në nevojë dhe barnat falas”, theksoi kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.