DYLON

Kryetari Hyseni së bashku me ministrin Peci qëndruan në Gumnishtë: Gjithmonë përkrah bujqve në shtimin e kapaciteteve prodhuese

Kryetari Hyseni së bashku me ministrin Peci qëndruan në Gumnishtë: Gjithmonë përkrah bujqve në shtimin e kapaciteteve prodhuese
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kanë qëndruar të dielën fshatin Gumnishtë, ku janë pritur nga kryetari i Shoqatës së Arrës dhe Lajthisë, Naim Rrahmani, i cili së bashku me profesorin dhe ekspertin e krasitjes, Vahid Avdiu, organizuan trajnimin praktik të krasitjes së arrës.Me këtë rast, kryetari Alban Hyseni është shprehur se Komuna e Gjilanit është gjithmonë përkrah bujqve, në shtimin e kapaciteteve prodhuese, derisa ka fënderuar Ministrinë e Bujqësisë për mbështetjen e madhe.

Ky trajnim doli të ishte i frytshëm për të gjithë kultivuesit e arrës dhe lajthisë.

EkoHigjiena

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se krasitja e gabuar e fidaneve dëmton me 30% rendimentin e të gjitha kulturave pemëtare ndërsa mos-krasitja e tyre i dëmton ato me mungesë rendimenti deri në 70%.

“Këtë vit kemi rritje substanciale në kategorinë e Subvencioneve për të gjitha kulturat e njëherit kemi rritur përkrahjen për të gjithë kultivuesit e pemëve kurse përmes Granteve, do ta mbështesim ngritjen e pemishteve të reja si dhe zgjerimin e potencialit për pemishtet ekzistuese, si në kultivim ashtu edhe për përpunim”, ka thënë ai.

“Poashtu jemi zotuar se brenda mandatit tonë do ta realizojmë digjitalizimin e parcelave në mënyrë që të kemi një pasqyrë të saktë të pemishteve dhe kapacitetit të tyre në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shtuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.