DYLON

Kryetari Hyseni: Rruga “Adem Jashari” po bëhet!

Kryetari Hyseni: Rruga “Adem Jashari” po bëhet!
Avatar photo Redaksia

“Punimet në rregullimin e rrugës dhe trotuarit në rrugën “Adem Jashari” po vazhdojnë.  Pas vënies së anësoreve të trotuareve ka nisur edhe asfaltimi”, ka thënë, kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i i cili i ka parë nga afër këto punime, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi dhe zyrtarë të tjerë.

I pari i Gjilanit, tha se rruga “Adem Jashari” po bëhet. Edhe pak ditë pune dhe trotuari i rrugës “Adem Jashari” do të jetë i gatshëm për qytetarët.

EkoHigjiena

Ai tregoi se më pas, do të fillojë asfaltimi i rrugës, duke e bërë këtë aks të rëndësishëm një pjesë të padiskutueshme të infrastrukturës së qytetit tonë.

“Me përfundimin e këtyre punimeve, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi për një qasje më të lehtë. Kjo është vetëm një nga shumë investime që po bëjmë për t’i dhënë një pamje të re dhe për ta bërë Gjilanin që ne duam”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.