DYLON

Kryetari Hyseni: Rritet transparenca komunale në Gjilan

Kryetari Hyseni: Rritet transparenca komunale në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se komuna ka shënuar rritje të transparencës në gjashtëmujorin e parë.

Kryetari Hyseni është shprehur se bazuar në matjen e realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, Gjilani ka shënuar rritje të transparencës për tre pikë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

EkoHigjiena

“Gjilani shënon rritje të transparencës në gjashtëmujorin e parë. Qeverisja transparente ishte edhe zotim i yni. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kemi ngritje për 3 pikë bazuar në matjet e realizuara për 38 komuna të Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe organizatat jo qeveritare. Pak nga pak, po përmbushim zotimet #Transparencë, #Ndershmëri e #Profesionalizëm”, ka deklaruar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Raporti i plotë nga KDI:

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.