DYLON
Trashëgimia Kulturore

Kryetari Hyseni: Restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore është angazhim për ruajtjen e identitetit të qytetit

Kryetari Hyseni: Restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore është angazhim për ruajtjen e identitetit të qytetit
Avatar photo Redaksia
/“Ruajtja dhe restaurimi i këtyre objekteve është angazhim i përbashkët për të mos lejuar që vlerat tona kulturore të mbeten në harresë”, ka deklaruar Hyseni/

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka pritur në takim ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci, si dhe zëvendësministren Nora Arapi, me të cilat kanë vizituar disa objekte të trashëgimisë kulturore në qytet.

Hyseni tha se fillimisht është vizituar objekti i restauruar i ish-Teknikës Popullore, ku është bërë edhe pranim-dorëzimi simbolik i çelësave, si një hap drejt rikthimit të objektit në funksion dhe në shërbim të komunitetit, transmeton 2LONLINE.

EkoHigjiena

Më pas, kanë vizituar edhe shtëpinë 136-vjeçare të Zekrija Abdullahut, shtëpi e vjetër e qytetit dhe një dëshmi e rëndësishme e historisë urbane të Gjilanit.

“Ruajtja dhe restaurimi i këtyre objekteve është angazhim i përbashkët për të mos lejuar që vlerat tona kulturore të mbeten në harresë”, ka deklaruar Hyseni.

Ai ka falënderuar ministren dhe ekipin e saj për vizitën dhe përkushtimin ndaj ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.