DYLON

Kryetari Hyseni: Qeverisje e ndershme, racionale dhe për të mirën publike

Kryetari Hyseni: Qeverisje e ndershme, racionale dhe për të mirën publike
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka shkruar në profilin e tij se vetëm për dy vite qeverisje profesionale e të ndershme, NPL Tregu nga bilanci financiar me humbje rreth 36,000 euro dhe vetëm 12 punëtorë, në 2023 arriti të ketë 290 punëtorë (2316% më shumë) e 30% paga më të larta dhe një fitim neto prej 98,176 euro (370% më shumë).

“Ndërsa Komuna ka kursyer me qindra mijëra euro nga anulimi i kontratave të dëmshme me operatorë privat dhe kalimin e këtyre shërbimeve në NPL Tregu.  Qeverisje e ndershme, racionale dhe për të mirën publike”, ka thënë kryetsri Hyseni.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.