• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Kryetari Hyseni: Qëllimi i panairit “E JONA” është heqja e barrierave, shembja e kufijve e bashkimi në diskutime

Redaksia 2LONLINE 29 Korrik, 2022 3 min
 Kryetari Hyseni: Qëllimi i panairit “E JONA” është heqja e barrierave, shembja e kufijve e bashkimi në diskutime

Në kuadër të panairit dhe festivalit E JONA, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka bërë bashkë kryetarët e Komunave të regjionit e përfaqësues të bizneseve në dy panele të diskutimit “Potenciali dhe mundësitë e investimeve në komunën tonë” dhe “Përvoja e të bërit biznes dhe rëndësia e përkrahjes nga qeverisja lokale”.

Në këto panele kanë marrë pjesë kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, zëvendëskryetari i Preshevës, Almin Shaqiri, rektori i universitetit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, drejtori i Institutit për Studime Urbane në Kolegjin UBT, Shqiprim Ahmeti, Naim Ismaili, përfaqësues i kompanisë PO FIX nga Tetova, Ibrahim Krivaqa nga kompania Albimi, Ibrahim Krivaqa nga kompania Albimi, sikurse edhe përfaqësuesi të ArKatana e ABC Dizajn.

Kryetari Hyseni ka falënderuar kryetarët e këtyre komunave dhe përfaqësuesit e bizneseve për prezencën, duke thënë se qëllimi i panairit E JONA ka qenë për heqjen e barrierave dhe pengesave mes nesh, shembja e kufijve e bashkimi në diskutime.

“Panairi E JONA e ka pasur këtë qëllim – heqjen e barrierave dhe e pengesave mes nesh, shembjen e kufijve e bashkimin në diskutime të përbashkëta. Po ashtu, qëllimi që ky panair të bëhet këtu ka qenë për shkak se është vendi përreth të cilit bashkëjetojnë shqiptarët përreth kufijve. Gjilanit në këtë vit i janë shtuar 261 biznese të reja, që tregon një shenjë të mirë për aktivitet ekonomik”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërkohë, në ditën e tretë që shënon edhe përmbylljen e Panairit mbarëkombëtar E JONA është paraparë të bëhet shpërndarja e certifikatave për ekspozuesit nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni (13:00), për t’u përmbyllur me festën në sheshin “Idriz Seferi” me koncertin final ku do të performojnë këto rock bende: AVI “Zenel Hajdini”, Eufonia, Dardanet, Rinia, Magjistaret, Dellorien, Premiera, Albina`s Band dhe Zani Band. /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Alban Hyseni E JONA Gjilan panairi rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi Akademinë Mbretërorë Ushtarake Sandhurst, në

12 Gusht, 2022
Sport

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita

12 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi Akademinë Mbretërorë Ushtarake Sandhurst, në Mbretërinë e Bashkuar

12 Gusht, 2022

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita në udhëtim luan me Trepça ’89

12 Gusht, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

12 Gusht, 2022

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme

12 Gusht, 2022

Ballkani ia del falë penalltive

11 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com