DYLON

Kryetari Hyseni: Projekti më i madh ndonjëherë në Komunën e Gjilanit – Bulevardi po bëhet

Kryetari Hyseni: Projekti më i madh ndonjëherë në Komunën e Gjilanit – Bulevardi po bëhet
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se bulevardi i qytetit do të bëhet.

Ai theksoi se projekti më i madh ndonjëherë në komunën e Gjilanit do të realizohet. Sipas Hysenit, Bulevardi i qytetit, një investim prej 20 milionë eurosh, është një hap i madh drejt zhvillimit dhe modernizimit të Gjilanit.

EkoHigjiena

“Kemi siguruar buxhetin dhe tani po ecim përpara, duke sjellë një projekt që do të ndryshojë pamjen e qytetit dhe do të krijojë mundësi të reja për të gjithë banorët”, tha kryetari i Gjilanit Alban Hyseni.  

Ky projekt ishte prezantuar në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”.

“Sipas këtij projekti  do të bëhet ndryshimi më i madh urbanistik në histori të qytetit tonë”, thotë kryetari Hyseni.

“Hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase e shërbime më të mira, për ndryshim radikal. Mbi 30.000 metër katror; mbi 500 parkingje nëntokësore; Mbi 8000 metër katror komuna e re dhe nënkalime, si zgjidhje për trafikun”, ka thënë i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.