DYLON

Kryetari Hyseni priti në takim vëllezërit Morina të cilët përfaqësuan Kosovën në kampionatin botëror të picës në Itali

Kryetari Hyseni priti në takim vëllezërit Morina të cilët përfaqësuan Kosovën në kampionatin botëror të picës në Itali
Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim vëllezërit Uvejs dhe Fisnik Morina, të cilët përfaqësuan Kosovën në kampionatin ndërkombëtar “Campionato Mondiale Pizza DOC 2026”, të mbajtur në Itali.

Në këtë garë, ku morën pjesë mbi 600 garues nga më shumë se 30 shtete, Fisnik Morina u nderua me titullin “The Best Pizzaiolo DOC 2026 – Kosovo”, duke u vlerësuar si picajoli më i mirë nga Kosova për vitin 2026.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, kryetari Hyseni i përgëzoi vëllezërit Morina për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës dhe suksesin e arritur në arenën ndërkombëtare.

Ai theksoi se arritje të tilla janë krenari për Gjilanin dhe dëshmi e talentit, përkushtimit dhe profesionalizmit të të rinjve tanë.

‘Gjilani vazhdon të krenohet me njerëzit e tij që po arrijnë suksese përtej kufijve të vendit”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.