DYLON

Kryetari Hyseni priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, i suksesshëm në Garën Ndërkombëtare të Matematikës së Aplikuar “AMC Competition”

Kryetari Hyseni priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, i suksesshëm në Garën Ndërkombëtare të Matematikës së Aplikuar “AMC Competition”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni priti sot në takim nxënësin Beson Rrahmani, i cili ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Garën Ndërkombëtare të Matematikës së Aplikuar “AMC Competition”.

Besoni është renditur i treti në botë në kategorinë “Junior Primary”, në mesin e më shumë se 1,000 pjesëmarrësve nga vende të ndryshme të botës, duke u vlerësuar me titullin Kampion i Artë.

EkoHigjiena

Sipas të parit të Komunës,  u vlerësua lartë kjo arritje, e cila përbën një krenari për Gjilanin dhe Kosovën, si dhe një dëshmi e talentit, punës dhe përkushtimit të nxënësve tanë.

Kryetari i Komunës shprehu mirënjohje për familjen e Besonit, mësuesen Adriana Shala për përkushtimin e saj, si dhe Shkollën Fillore “Musa Zajmi” për mbështetjen e vazhdueshme.

“Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e nxënësve dhe të rinjve të talentuar, duke krijuar mundësi për zhvillimin e tyre dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të qytetit dhe Kosovës në arenën ndërkombëtare. Urime Besonit për këtë sukses të jashtëzakonshëm dhe shumë suksese të tjera në rrugëtimin e tij”, ka thënë kryetari Hyseni.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.