DYLON

Kryetari Hyseni priti në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek

Kryetari Hyseni priti në takim ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek
Avatar photo Redaksia

Ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek ka vizituar Komunën e Gjilanit, ku është prit nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Kryetari Hyseni dhe ambasadori Mazanek, diskutuan për zhvillimet në Komunën e Gjilanit dhe gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

EkoHigjiena

“Pritëm në takim ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Bohumil Mozanek, të cilin e informova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimit ekonomik, arsimit, kulturës dhe Bujqësisë”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi se biseduan gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë. Për miqësinë mes vendeve tona dhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Nga ana tjetër ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek. shprehu gatishmërinë për rritjen bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive dhe përvojave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.