DYLON

Kryetari Hyseni priti komisionerin e lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp

Kryetari Hyseni priti komisionerin e lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit komisionerin e lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp, bashkë me ambasadorin Gerard McGurk, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Igli Totozanin, drejtorin e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Gjilan.

Kryetari Alban Hyseni, e falënderoi komisionerin për vizitën e parë në Komunën e Gjilanit dhe angazhimin e tij.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, tha se kishte pata kënaqësinë të mirëpres në takim komisionerin e lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp.

“Në këtë takim diskutuam mbi punën dhe angazhimin tonë si qeverisje lokale, me theks të veçantë tek bashkëpunimi dhe përfshirja e komuniteteve jo shumicë në jetën shoqërore dhe institucionale të qytetit tonë”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, theksoi se tema qendrore e vizitës ishte pikërisht puna me komunitetet jo shumicë, ndërsa u theksua vlerësimi pozitiv për angazhimin e Komunës së Gjilanit në këtë drejtim.

Nga ana tjetër komisioneri i lartë i OSBE-së për Pakicat Kombëtare Christophe Kamp, theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe mirëqenies së komunitetit dhe sigurimin e qasjes në shërbime cilësore për të gjitha komunitetet.

“Qeverisja e fortë lokale siguron progres për të gjithë”, ka thënë ai, njofton Komuna e Gjilanit /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.