DYLON

Kryetari Hyseni priti kampionët e KB Dritës, për t’iu uruar Kupën në Ligën e Parë të Basketbollit

Kryetari Hyseni priti kampionët e KB Dritës, për t’iu uruar Kupën në Ligën e Parë të Basketbollit
Avatar photo Redaksia

Pas fitores së Klubit të Basketbollit Drita, në ndeshjen ndaj K B Prizreni, me rezultat 106:88 dhe marrjes së trofeut të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, priti përfaqësuesit e saj.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tregoi se me kënaqësi të veçantë priti kampionët tanë, KB Dritën, për t’iu uruar Kupën në Ligën e Parë të Basketbollit.

EkoHigjiena

“Ky sukses i merituar është rezultat i punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit të madh të lojtarëve, stafit teknik dhe drejtuesve të klubit”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se titulli i bënë krenarë të gjithëve dhe me padurim presin rikthimin e KB Dritës aty ku e ka vendin, në Superligën e Kosovës, për të vazhduar me rezultate edhe më të mëdha. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.