DYLON

Kryetari Hyseni priti aktivisten dhe humanisten e shquar në Skoci, Remzije Zeka Sherifin

Kryetari Hyseni priti aktivisten dhe humanisten e shquar në Skoci, Remzije Zeka Sherifin
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti në takim aktivisten dhe humanisten e shquar në Skoci.

Remzije Zeka Sherifit, i’u nda mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë për komunitetin shqiptar në Britani të Madhe, si dhe për arritjet e shquara të saj.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se pati kënaqësinë dhe nderin të pres në takim bashkëvendësen tonë, Remzije Zeka Sherifin, aktiviste dhe humaniste e shquar në Skoci.

“E njohur për kontributin e saj në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve, znj. Sherifi është nderuar nga Mbreti Charles me titullin OBE – Officer of the Most Excellent Order of the British Empire, duke u bërë e para shqiptare që merr këtë dekoratë të lartë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi se ajo është shpallur edhe Gruaja Emigrante e Vitit në Britani (2013) dhe një nga 10 gratë e shquara të Skocisë (2017).

“Gjatë këtij takimi, i ndamë znj. Sherifi një mirënjohje për ndihmën dhe kontributin e dhënë ndaj komunitetit shqiptar në Britani të Madhe, si dhe për arritjet e shquara të saj. Faleminderit znj. Remzije për shembullin dhe përkushtimin tuaj”, tha kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.