DYLON

Kryetari Hyseni prezanton projektin e radhës: Rinovimi i plotë i Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta – Petriti”

Kryetari Hyseni prezanton projektin e radhës: Rinovimi i plotë i Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta – Petriti”
Avatar photo Redaksia

“Rinovimi i plotë i Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta – Petriti”, është projekti i radhës që e ka prezantuar, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Sipas kryetarit Hyseni, rinovimi i plotë i Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta – Petriti” – do ta ketë vlerën e  2,3mil €.

EkoHigjiena

Postimi i plotë:

7 javë – 7 projekte

Rinovimi i plotë i Palestrës së Sportit “Bashkim Selishta – Petriti” – 2,3mil €

Ky projekt përfshin rinovimin e plotë të palestrës së sporteve.

– Rinovim i tërësishëm brenda. Sistemi i ngrohjes, klimatizimit dhe ajrosjes. Dyshemeja, çatia, dhomat e ndërrimeve, nyjet sanitare, dyert dhe dritaret etj.;

– Rimodelim i hapësirës së jashtme. Shtegu i vrapimit. Tribuna të mbuluara. Hapësira parkingu. Byfe e re.

Nga planet për Partneritet Publiko Privat me HOTEL në pronë publike nga e kaluara, në Palestër Sportive tërësisht të rinovuar në shërbim të sportistëve e sportdashësve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.