DYLON

Kryetari Hyseni prezanton projektin e Bulevardit të Qytetit (video)

Kryetari Hyseni prezanton projektin e Bulevardit të Qytetit (video)
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar projektin e Bulevardit të Qytetit.

VIDEO: https://www.facebook.com/albanhysenilvv/videos/938333344316429

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit ka bërë të ditur se kostoja e këtij projekti është rreth 20 milionë euro.

“Ndryshimi më i madh urbanistik në histori të qytetit tonë, po vie.  Hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase e shërbime më të mira, për ndryshim radikal, për Gjilanin që e duam. – Mbi 30.000 metër katror; – Mbi 500 parkingje nëntokësore; – Mbi 8000 metër katror komuna e re; – Nënkalime, si zgjidhje për trafikun”, ka thënë , kreu i Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

VIDEO https://www.facebook.com/albanhysenilvv/videos/938333344316429

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.