DYLON

Kryetari Hyseni: Preventiva e kujdesi evitojnë vërshimet

Kryetari Hyseni: Preventiva e kujdesi evitojnë vërshimet
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se në kohën kur një pjesë e madhe e vendit po përballet me vërshime, si institucione kanë ndërmarrë masat e nevojshme për evitimin e dëmeve të shkaktuara nga to.

“Në verën e këtij viti kemi pastruar shtretërit e lumenjve dhe pikat që kanë paraqitur rreziqe. Ndërkohë edhe sot, gjatë gjithë ditës, ishim në terren për të ndërmarrë veprime parandaluese që këtë situatë ta kalojmë sa më lehtë dhe me sa më pak dëme”, ka thënë kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Ai ka lutur të gjithë qytetarët që për çdo vështirësi të kontaktojnë Qendrat Operative Emergjente përmes numrit 112, të cilat janë në gjendje detyre dhe gatishmërie. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.