DYLON

Kryetari Hyseni pret një grup biznesmenësh nga Turqia, i njofton për mundësitë dhe potencialet që ofron Gjilani për investitorët e huaj

Kryetari Hyseni pret një grup biznesmenësh nga Turqia, i njofton për mundësitë dhe potencialet që ofron Gjilani për investitorët e huaj
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorët komunalë, Riad Rashiti, Bajram Isufi e Enver Shabani, ka zhvilluar një takim me një grup biznesmenësh nga Turqia, të cilët i ka njoftuar për mundësitë dhe potencialet që ofron Komuna për investitorët e huaj.

Pasi i ka falënderuar për vizitën, kreu i Komunës ka thënë se Gjilani tashmë ka partneritet me disa komuna nga Turqia, duke përmendur edhe vizitën e fundit në Stamboll, ku tha se ka parë shumë shembuj të mirë që mund të implementohen edhe në Gjilan.

EkoHigjiena

“Komuna e Gjilanit i mirëpret investitorët e huaj, duke iu ofruar lehtësira të shumta për ta”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai ka përmendur edhe projektet dhe prioritetet në fushën e agro-turizmit, në bujqësi,  telemjekësi etj., sikurse edhe pozitën e mirë që gjendet Gjilani ku kufizohet me dy shtete dhe lidhet me korridorin e dhjetë ndërkombëtar.

Për më tepër, kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, i ka informuar biznesmenët nga Turqia për ndërrimin e lokacionit të Zonës Ekonomike prej 145 hektarëve si mundësi e madhe e operimit të bizneseve, duke përmendur si përparësi të madhe që nuk ka nevojë për asnjë kompensim pasi është krejtësisht pronë komunale, është 2 kilometra larg qytetit dhe 3.5 larg kyçjes në autostradë.​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.