DYLON

Kryetari Hyseni pret një delegacion nga PSD në Zvicër të udhëhequr Dr. Hans Peter Berger, merr mbështetje për projektet e Komunës së Gjilanit

Kryetari Hyseni pret një delegacion nga PSD në Zvicër të udhëhequr Dr. Hans Peter Berger, merr mbështetje për projektet e Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët, ka pritur një delegacionin nga Partia Social Demokrate në Zvicër, në krye me kryetarin e PSD-së në Berneroberland, Dr. Hans Peter Berger, historianin Prof. Roland Müler dhe zonjën Ursula Martin, deputete nga Berni.

Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se ka prezantuar projektet e Komunës, për të cilat ka marrë mbështetje.

EkoHigjiena

“Para tyre prezantova projektet në proces të Komunës së Gjilanit dhe ato të reja, për të cilat u shprehën të gatshëm për mbështetje dhe bashkëpunim të mirëfilltë. Kontributi dhe angazhimi i tyre i madh për vendin tonë, reflektoi edhe në diskutimet e shumta e përmbajtësore që kishim”, ka thënë kreu i Gjilanit. ​ /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.