Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin për Urbanizëm, Ali Arifi dhe përfaqësuesin e komunitetit rom, Vebi Ramadani, ka pritur sot në takim drejtoreshën e Këshillit Danez për Refugjatë (Danish Refugee Council), Kristen Stec, e cila shoqërohej nga Valon Vitia.
Kryetari Hyseni, pasi i falënderoi për vizitën përfaqësuesit e këtij Këshilli, bëri të ditur se tema kryesor e këtij takimi ka qenë ndërtimi i banesave sociale për komunitetin rom, me theks të veçantë të riatedhesuarit në Komunën e Gjilanit.
Gjatë takimit u diskutua, po ashtu, edhe lidhur me projektet e tjera të cilat kjo Organizatë mund të mbështesë si renovimi i shtëpive për familjet e cenueshme në nevojë nga të gjitha komunitetet, pastaj mbështetja e grave ndërmarrëse, e veçanërisht grave në zonat rurale.
Komuna e Gjilanit, gjatë takimit, është njoftuar se gëzon përkrahjen maksimale nga Bashkimi Evropian lidhur me implementimin e këtij projekti dhe kjo falë angazhimit institucional për ofrimin e të gjitha dokumentacioneve të kërkuara nga ana e tyre. /2LONLINE/