DYLON

Kryetari Hyseni pret në takim një delegacion të policisë në krye me drejtorin e Drejtorisë Rajonale, kolonel Agron Rukiqi

Kryetari Hyseni pret në takim një delegacion të policisë në krye me drejtorin e Drejtorisë Rajonale, kolonel Agron Rukiqi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në takim një delegacion të policisë në krye me drejtorin e Drejtorisë Rajonale, kolonel Agron Rukiqi.

Kryetari Hyseni pasi e falënderoi për vizitën kolonelin Rukiqi, ka konfirmuar bashkëpunimin e Komunës me policinë në funksion të sigurisë së qytetarëve.

EkoHigjiena

Në këtë takim, kryetari Hyseni është shprehur, po ashtu, se do të angazhohet që objekti i Drejtorisë Rajonale të përfundohet sa më parë, sikurse edhe që do të bëhet funksionalizimi i kamerave të sigurisë.

Kurse, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, kolonel Agron Rukiqi, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen, derisa u dakorduan që edhe në të ardhmen takimet të jenë të vazhdueshme në funksion të sigurisë publike. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.