DYLON

Kryetari Hyseni premton mbështetje për avancimin e të drejtave të njeriut

Kryetari Hyseni premton mbështetje për avancimin e të drejtave të njeriut
Avatar photo Redaksia

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me udhëheqësin e sektorit për të drejtat e njeriut Ardian Foniqin, pritën në takim kryesinë e Asamblesë Komunale të Fëmijëve.

Gjatë këtij takimi, ata e njoftuan kryetarin lidhur me raportin e punës, si dhe shqetësimet që kishin në lidhje me përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e komunitetit.

EkoHigjiena

Ky takim ofroi mundësinë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë për avancimin e të drejtave të njeriut në nivel lokal.

Kryetari Hyseni, shprehu angazhimin e tij të plotë për t’iu përgjigjur këtyre shqetësimeve dhe premtoi mbështetje të mëtejshme në trajtimin e çështjeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Ai u zotua se do të vazhdojë të punojë ngushtë me Asamblenë Komunale të Fëmijëve, për të siguruar përmirësimin e kushteve dhe për avancimin e të drejtave të njeriut në komunitet. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.