DYLON

Kryetari Hyseni: Po ndërtojmë çerdhen e re në rrugën Gjinolli

Kryetari Hyseni: Po ndërtojmë çerdhen e re në rrugën Gjinolli
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdojnë të shtohen çerdhet e reja në Komunën e Gjilanit, zotime të cilat po realizohen, pas ndërtimit të çerdheve të reja në fshatin Zhegër dhe Dobërqan, po vazhdojnë edhe ndërtime të reja, ku po dyfishohet numri i çerdheve dhe kapacitetet e tyre, ku nga 4 po bëhen 9”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka dalë tek vendi ku do të ndërtohet çerdhja e re.

Ai tha se ky është një hap i madh për familjet dhe fëmijët e kësaj zone.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit, tregoi se në afërsi të rrugës “Hamdi Kurteshi”, ku po investohen miliona euro për modernizimin e infrastrukturës, po ndërtohet edhe një çerdhe të re, moderne dhe me kushte të shkëlqyera për fëmijët tanë.

“Ky projekt jo vetëm që do të krijojë një mjedis të sigurt dhe të ngrohtë për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve, por do të jetë edhe një lehtësim për prindërit e kësaj zone. Investimi i radhës për të ardhmen e Gjilanit”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/