DYLON

Kryetari Hyseni: Po e përmbyllim vitin edhe me 7 përfitues të tjerë nga Fondi i Ekselencës

Kryetari Hyseni: Po e përmbyllim vitin edhe me 7 përfitues të tjerë nga Fondi i Ekselencës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se vitin 2022 po e përmbyll me shtatë përfitues të tjerë nga Fondi i Ekselencës.

Ai ka thënë se në total prej 25 mijë euro Komuna ka shpërndarë fonde të ekselencës për vitin 2022 për nxënësit dhe studentët e shkëlqyer të Gjilanit.

EkoHigjiena

“Me shumë kënaqësi këtë vit po e përmbyllim edhe me 7 përfitues të tjerë të fushave të ndryshme që ndjekin studimet jashtë vendit, fitues të vendeve të I-ra në garat ndërkombëtare të shkencave të matematikës, sportit e muzikës. Arritjet e tyre na japin shkas të rrisim përkrahjen financiare për ta. Mezi pres që përvojën e fituar jashtë shtetit ta përkthejnë në kontribut për zhvillimin e vendit, e në veçanti qytetit.  Gjithmonë në mbështetje të ekselencës!”, është shprehur kryetari i Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.