• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Kryetari Hyseni përkrah iniciativën e organizatës “Vullnetarët e Qytetit”, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
Gjilan

Kryetari Hyseni përkrah iniciativën e organizatës “Vullnetarët e Qytetit”, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

by Redaksia 2LONLINE 10 Dhjetor, 2021 2 min read
 Kryetari Hyseni përkrah iniciativën e organizatës “Vullnetarët e Qytetit”, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

Në Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marrë pjesë në ngjarjen informuese të organizuar nga organizata jo qeveritare “Vullnetarët e Qytetit”.

Kryetari Hyseni ka thënë se janë të gatshëm gjithmonë që t’i mbështesin iniciativat e tilla, me të gjitha kapacitetet komunale.

“Është obligim institucional dhe njerëzor për t’u dalë në përkrahje iniciativave të tilla, ndërkaq bashkë me mua janë edhe zyrtarët komunalë që merren me çështjet e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të fëmijëve. Në çdo rast do të jemi të gatshëm që t’i dalim në ndihmë iniciativave të tilla”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Së shpejti do ta bëjë publik edhe një orar të takimeve me qytetarët dhe besojmë që minimalisht do të jetë dy herë në javë. Brenda kësaj kohe do të kemi mundësinë që t’i takojmë edhe të rinjtë dhe të rejat e qytetit, në mënyrë që t’i dëgjojmë edhe hallet e tyre, të cilat janë sigurisht të shumta. Ju përgëzoj për vullnetin dhe për angazhimin në të mirën publike”, ka shtuar kryetari Hyseni.

Në emër të organizatës “Vullnetarët e Qytetit”, ka folur Ardianë Halimi, e cila e ka falënderuar kryetarin Hyseni për vizitën dhe ofrimin e mbështetjes së Komunës së Gjilanit.

“Bashkë me nxënësit e gjimnazit natyror, kemi dalë së bashku me të rinjtë e tjerë të qytetit, për t’i informuar qytetarët se cilat janë institucionet relevante, se ku ata mund të drejtohen për padrejtësitë që i hasin gjatë jetës së tyre”, ka thënë ajo. /2LONLINE/

Tags: “Vullnetarët e Qytetit”. aktuale Alban Hysen Gjilan
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin Krasniqi për mbështetje infrastrukturore për

26 Maj, 2022
Info+

U përkujtuan dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni

26 Maj, 2022
Info+

Komuna e Vitisë përfituese e projektit për Efiçiencë në Energji nga MCC

26 Maj, 2022
Sport

FC Drita nuk ia doli, KF Llapi fitues i Kupës

26 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin Krasniqi për mbështetje infrastrukturore për komunitete

26 Maj, 2022

Komuna e Vitisë përfituese e projektit për Efiçiencë në Energji nga MCC

26 Maj, 2022

Kryetari i Gjykatës në Gjilan pret në takim drejtuesit e Stacionit Policor në Gjilan

26 Maj, 2022

Kuvendi i Gjilanit anulon vendimin për PZHK 2021-2029 

26 Maj, 2022

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të projekteve në vlerë prej 2.4 milionë euro

26 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com