DYLON

Kryetari Hyseni: Një çerek shekulli padrejtësi për “Rrugën Qarkore”, merr fund me qeverisjen tonë

Kryetari Hyseni: Një çerek shekulli padrejtësi për “Rrugën Qarkore”, merr fund me qeverisjen tonë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, thotë se pas 25 vjetësh që kur ka nisur ndërtimi i “Rrugës Qarkore” në Gjilan, tash pritet të bëhet kompensimi i pronarëve për toka e tyre dhe rindërtimi i tërësishëm e kësaj arterie të rëndësishme.

“25 vjet–një çerek shekulli padrejtësi për “Rrugën Qarkore” merr fund me qeverisjen tonë”, tha Hyseni.

EkoHigjiena

Ai shtoi se për tre vjet, kanë paguar 11 milionë euro borxhe dhe tashmë po i japin zgjidhje një projekti që ka dëmtuar qytetarët për shumë vite.

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se po bëhet rregullim i padrejtësive 25-vjeçare dhe rindërtim i njërës nga rrugët më të rëndësishme për qarkullim.

Kryetari Hyseni, tregoi se në qarkoren ekzistuese, do të realizohen: rruga e re, kanalizimi atmosferik, shirit i biçikletave, trotuar dhe ndriçim modern.

“Punët e mira vazhdojnë, për Gjilanin që duam”, tha kryetari Alban Hyseni.

Ndërsa Bekim Salihu, drejtori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Gjilanit, tregoi se Qeveria e Kosovës, ka miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejshëm të shpronësimit të parcelave që preken nga projekti “Qarkorja e Vjetër”.  /2LONLINE/