DYLON

Kryetari Hyseni ngushëllon familjen Shahiqi pas ndarjes nga jeta të aktorit Jashar Shahiqi

Kryetari Hyseni ngushëllon familjen Shahiqi pas ndarjes nga jeta të aktorit Jashar Shahiqi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllime për familjen Shahiqi pas ndarjes nga jeta të aktorit Jashar Shahiqi.

***

EkoHigjiena

Kultura dhe skena artistike e Gjilanit dhe Kosovës kanë humbur një nga simbolet dhe figurat e tyre më të çmuara. Jashar Shahiqi, artisti që për më shumë se katër dekada i dha shpirt skenës së Teatrit tonë të Qytetit, ka ndërruar jetë, duke lënë pas një zbrazëti të madhe.

Kontributi i tij i pashoq në zhvillimin e teatrit dhe kinematografisë, si dhe rolet e tij të panumërta, do të kujtohen gjithmonë me nder e respekt të lartë nga qytetarët e Gjilanit dhe mbarë Kosova.

Trashëgimia e tij artistike do të mbetet pjesë e pashlyeshme e kujtesës tonë kulturore.

Në emër timin dhe të Komunës së Gjilanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shahiqi, komunitetit artistik dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve të tij.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.