DYLON

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum të rëndësishëm mirëkuptimi me OJQ Advancing Together

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum të rëndësishëm mirëkuptimi me OJQ Advancing Together
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me OJQ Advancing Together, e cila përfaqësohej nga Bashkim Ibishi, drejtor ekzekutiv.

Kryetari Hyseni ka njoftuar se qëllimi i këtij memorandumi është përmirësimi dhe promovimi i qeverisjes lokale demokratike, si dhe forcimi i komunikimit dhe koordinimit funksional ndërmjet komuniteteve jo shumicë dhe autoriteteve në nivel lokal dhe qendror.

EkoHigjiena

Po ashtu, në kuadër të këtij memorandumi, parashihet fuqizimi i kapaciteteve lokale përmes zhvillimit dhe zbatimit të projekteve të vogla në përputhje me prioritetet e komunitetit jo-shumicë, për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve në komunë etj.

Në këtë memorandum parashihet, po ashtu, edhe forcimi i kapaciteteve të autoriteteve lokale dhe pjesëtarëve të komuniteve jo shumicë, për të përforcuar mekanizmat komunalë. ​/2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.