DYLON

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum mirëkuptimi me zëvendëspresidentin për Qeverisje në organizatën DAI Global, Stephen Carpenter

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum mirëkuptimi me zëvendëspresidentin për Qeverisje në organizatën DAI Global, Stephen Carpenter
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në prani të ambasadorit amerikan,  Jeffrey Hovenier, ministrave të kabinetit qeveritar dhe përfaqësuesve të USAID-it, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me zëvendëspresidentin për Qeverisje në organizatën DAI Global, Stephen Carpenter.

Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se Memorandumi i nënshkruar me organizatën DAI Global, nënkupton implementimin e projektit të USAID – Integriteti i Komunave të Kosovës (KMI).

EkoHigjiena

“Përmes kësaj marrëveshje, komunës së Gjilanit i ofrohet mbështetje në asistencë teknike përmes monitorimit dhe trajnimeve në fushën e prokurimit, menaxhimit financiar, auditimit të brendshëm dhe menaxhimit të kontratave”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.