• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Fillimi
  2. Shneta
  3. Kryetari Hyseni në QMF-Bresalc: Synim yni është që Gjilani të jetë komuna më e pastër, më e gjelbër dhe më ekologjike në Kosovë
Shneta

Kryetari Hyseni në QMF-Bresalc: Synim yni është që Gjilani të jetë komuna më e pastër, më e gjelbër dhe më ekologjike në Kosovë

Redaksia 2LONLINE 13 Maj, 2022 3 minuta lexim
 Kryetari Hyseni në QMF-Bresalc: Synim yni është që Gjilani të jetë komuna më e pastër, më e gjelbër dhe më ekologjike në Kosovë

Kampanja e pastrimit të ambientit nga të gjitha llojet e mbeturinave “Green & Clean” ka vazhduar sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresalc, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani Buca dhe ajo e QKMF-së, dr. Arbenita Hajdari.

Kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se synim i tyre është që Gjilani të jetë njëri prej qyteteve më të pastra, më të gjelbra dhe më ekologjik në Kosovë.

“Sot jemi Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Bresalc për të shënuar simbolikisht kohën e ditën e pastrimit të të gjitha QMF-ve dhe AMF-ve në Gjilan. Mund të konfirmoj se ka filluar pastrimi i të gjitha qendrave dhe ambulantave në nivel të komunës, si pjesë e kampanjës “Green & Clean”, e cila do të përsëritet edhe në vitet tjera të qeverisjes. Synim yni është që Gjilani të jetë njëri prej qyteteve më të pastra, më të gjelbra dhe më ekologjik në Kosovë”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërkaq, drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, ka bërë të ditur se të gjitha QMF-të dhe AMF-të nëpër fshatra janë duke u pastruar nga mbeturinat, duke shtuar se qëllimi është që të krijohet një kulturë për mbrojtjen e ambientit.

Ndryshe, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, e ka hapur kampanjën e pastrimit në Ditën e Tokës, më 22 prill, e cila do të zgjasë deri më 6 qershor.  /2LONLINE/

Etiketat:aktuale Alban Hyseni Bresalc Gjilan QMF shneta
Postimi i mëparshëm
Postimi i radhës
Lajmet e fundit
Policia

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

20 Maj, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komandantin e Gardës Kombëtare të

20 Maj, 2022
Gjilan

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të

20 Maj, 2022
Nacionale

Në KDS u mbajt ceremonia e betimit të 257 ushtarëve të rinj

20 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Aktivitetet e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

20 Maj, 2022

Në dy raste arrestohen persona për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”

20 Maj, 2022

Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje me Caritasin zviceran për bashkëfinancim të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë”

20 Maj, 2022

Kreu i Vitisë pret në takim mysafirë dhe ansamble që po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat”

20 Maj, 2022

Është realizuar me sukses Ushtrimi Fushor “Steel Bravo Lima1”

20 Maj, 2022

Kontigjenti i FSK-së pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Combined Resolve 22”

20 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com