DYLON

Kryetari Hyseni nderohet nga Forumi “Imazh & Media – Imazhi Shqiptar dhe Identiteti Kombëtar”

Kryetari Hyseni nderohet nga Forumi “Imazh & Media – Imazhi Shqiptar dhe Identiteti Kombëtar”
Avatar photo Redaksia

Kryetari I Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se patën kënaqësinë dhe nderin të mirëpresin një delegacion të veçantë nga Shqipëria, i përbërë nga personalitete të shquara në fusha të ndryshme.

Në këtë vizitë morën pjesë: Prof. Dr. Av. Astrit Memia, kryetar i Forumit “Imazh & Media – Imazhi Shqiptar dhe Identiteti Kombëtar”. Bislim Hoti, ish-nënkryetar i Parlamentit të Kosovës. Idriz Brahimaj, Kryetar i KIKK. Lulëzim Kryeziu, humanistë nga Zvicra.

EkoHigjiena

I pari i komunës shtoi se ky takim shërbeu si një moment i rëndësishëm reflektimi dhe bashkëpunimi mbi vlerat kombëtare, rolin e diasporës dhe promovimin e imazhit shqiptar në botë.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të diskutojmë rreth sfidave dhe perspektivave për forcimin e unitetit dhe identitetit kombëtar. Gjithashtu, për mua ky takim pati një domethënie të veçantë, pasi pata nderin të pranoj Çmimin me titull: “Ambasador i Imazhit Shqiptar në Botë”, një vlerësim që më jep edhe më shumë motiv për të vazhduar punën dhe angazhimin tim në shërbim të gjithë qytetarëve”, tha  i pari i Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.