DYLON

Kryetari Hyseni: Mirëpritëm në Gjilan ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj

Kryetari Hyseni: Mirëpritëm në Gjilan ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj
Avatar photo Redaksia

“Sot kishim kënaqësinë të presim në Gjilan ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj. Gjatë takimit biseduam për zhvillimet në Komunën e Gjilanit dhe gatishmërinë e ndërsjellë për të rritur bashkëpunimin në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, ka thënë Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit.

Ai tha se ambasadorin e njoftuan për investimet e fundit që po transformojnë qytetin e Gjilanit, si dhe për projektet me rëndësi të veçantë në arsim dhe shëndetësi.

EkoHigjiena

Po ashtu, Hyseni ka thënë se në tkaim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në sport dhe kulturë, dy shtylla të rëndësishme të zhvillimit dhe jetës shoqërore në komunën e Gjilanit, duke vlerësuar potencialin për iniciativa dhe projekte të përbashkëta në këto fusha.

“Falënderojmë ambasadorin Blaj për vizitën, diskutimin e frytshëm dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në dobi të qytetarëve të Gjilanit”, ka thënë Alban Hyseni, kryetari i komunës së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.