DYLON

Kryetari Hyseni mirëpret në takim kampionin FC Drita

Kryetari Hyseni mirëpret në takim kampionin FC Drita
Avatar photo Redaksia

Kreu i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni mirëpret në takim kampionët tanë, skuadrën e Dritës, pas një suksesi të jashtëzakonshëm.

“Drita jonë me plot meritë u shpall kampione për herë të dytë radhazi dhe për herë të pestë në historinë e klubit. Ky titull është krenari për qytetin dhe për secilin që jeton me emocionet e këtij qyteti sportdashës. Ekipit, drejtuesve të klubit dhe gjithë qytetarëve tanë ua uroj këtë arritje madhështore”, ka thënë kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit Drita janëç shprehur falënderues që sot janë prit nga i pari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri.

“Falënderojmë Kryetarin për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj klubit tonë, si dhe ndaj sportit në përgjithësi.

Komuna e Gjilanit tashmë e ka kthyer në traditë mbështetjen për klubet e qytetit, veçanërisht në mbulimin e kostove të fazave përgatitore — një praktikë shumë e rëndësishme që ndihmon klubet në organizim, zhvillim dhe përfaqësim sa më dinjitoz”, thuhet në njoftimin e Dritës, e cila u shpreh mirënjohëse për këtë përkrahje dhe e përkushtuar të vazhdojë të përfaqësojë me krenari qytetin e Gjilanit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.