DYLON

Kryetari Hyseni mirëpret miratimin e vendimit për shpronësimin e pronave të qarkores së vjetër të Gjilanit

Kryetari Hyseni mirëpret miratimin e vendimit për shpronësimin e pronave të qarkores së vjetër të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Miratimi i  vendimit përfundimtar nga Qeveria e Kosovës, për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i Projektit “Qarkorja e Vjetër e Qytetit të Gjilanit, Llot 1 dhe Llot 2, zonat kadastrale Shillovë, Livoç i Ulët dhe Gjilan, Komuna e Gjilanit, është mirëpritur nga Komuna e Gjilanit.

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se ndihet tejet i lumtur që më në fund po marrin fund problemet pronësore që datojnë që nga vitet e paraluftës në qarkoren e vjetër të qytetit.

EkoHigjiena

Ai tregoi se në mbledhjen e 19-të të Qeverisë së Kosovës, Qeveria Kurti III, është votuar shpronësimi i këtyre pronave, ku qytetarët të cilëve u është marrë prona do të kompensohen, duke i hapur kështu rrugë Komunës së Gjilanit për realizimin e projektit për zgjerimin dhe modernizimin e kësaj zone.

“Dua ta falënderoj përzemërsisht kryeministrin Albin Kurti, ish-ministrin Liburn Aliu, ish-ministrin Hysen Durmishi, si dhe ministren Fitore Pacolli për mbështetjen e parezervë, pavarësisht të gjitha sfidave që kanë qenë gjatë këtij procesi”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit,  më tej tregoi se me këtë vendim, Komunës së Gjilanit i janë kursyer së paku 20 milionë euro nga vendimet gjyqësore për shpronësim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.