DYLON

Kryetari Hyseni mirëpret miratimin e bartjes së pronës nga komuna te MINTI për Parkun Industrial dhe Teknologjik

Kryetari Hyseni mirëpret miratimin e bartjes së pronës nga komuna te MINTI për Parkun Industrial dhe Teknologjik
Avatar photo Redaksia

Miratimi nga Qeveria e Kosovës, i bartjes së pronës së Komunës së Gjilanit në pronësi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, me qëllim zhvillimin e Parkut Industrial dhe Teknologjik, është mirëpritur nga Komuna e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u miratua bartja e pronës së Komunës së Gjilanit në pronësi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, me qëllim zhvillimin e Parkut Industrial dhe Teknologjik.

EkoHigjiena

“Ky projekt paraqet një interes të veçantë strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit, duke krijuar hapësirë për mbështetjen e bizneseve, tërheqjen e investimeve të reja dhe rritjen e vlerës së shtuar vendore”, tha Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se përmes këtij vendimi, pritet të krijohen vende të reja pune, të forcohet sektori industrial dhe të sigurohet një zhvillim më i qëndrueshëm ekonomik për Gjilanin dhe më gjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.