DYLON

Kryetari Hyseni merr vendim për zgjatjen e orarit të përdorimit të mjeteve elektro akustike nga bizneset e sektorit të gastronomisë

Kryetari Hyseni merr vendim për zgjatjen e orarit të përdorimit të mjeteve elektro akustike nga bizneset e sektorit të gastronomisë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr vendim për lejimin e përdorimit të mjeteve elektro akustike nga bizneset e sektorit të gastronomisë.

Me këtë vendim u lejohet përdorimi i mjeteve elektro akustike bizneseve të sektorit të gastronomisë, sipas standardeve ligjore dhe normave të lejuara, gjatë ditëve të punës deri në ora 23:00, ndërsa ditëve të fundjavës (e premte e shtunë) deri në ora 24:00.

EkoHigjiena

Ky vendim vlen për periudhën kohore deri në 20 gusht 2026.

Gjithashtu, përmes këtij vendimi, pezullohet përkohësisht (deri më 20 gusht 2026) urdhëresa nr. 312/22 e datës 21.04.2022 e kryetarit të komunës për mbrojtjen nga zhurma.

Për zbatimin e këtij vendimi kujdeset Drejtoria e Inspeksionit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ky vendim hynë në fuqi me aktin e nënshkrimit të tij nga kryetari i Komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.