DYLON

Kryetari Hyseni: Mbështetja për fermerët e komunës sa vjen e shtohet

Kryetari Hyseni: Mbështetja për fermerët e komunës sa vjen e shtohet
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se mbështetja për fermerët e komunës sa vjen e shtohet.

“Për herë të parë në nivel vendi, komuna e Gjilanit do të fillojë subvencionimin e ruajtjes së pemëve dhe perimeve të kultivuara nga fermerët gjilanas. Ruajtja e pemëve dhe perimeve do të bëhet në kompaninë lokale ASK-Food, për arsye se është e vetmja kompani e cila posedon frigoriferët me teknologjinë ULO (Oksigjen të kontrolluar), në të cilët mund të bëhet ruajtja në kohëzgjatje deri në 6 muaj”, ka thënë kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Sipas tij, përmes marrëveshjes së nënshkruar sot, kompania garanton në ruajtjen e pemëve dhe perimeve me cilësinë e njëjtë si në ditën e dorëzimit të produkteve dhe se pesha e lejuar e humbjes gjatë ruajtjes në frigoriferët me teknologjinë ULO është 2-3%.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.