DYLON

Kryetari Hyseni: Libra të rinj në vlerë prej 10 mijë euro në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”

Kryetari Hyseni: Libra të rinj në vlerë prej 10 mijë euro në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” e kanë pasuruar me libra të rinj në vlerë prej 10 mijë euro.

“Pas digjitalizimit të bibliotekës së qytetit, ku lexuesit me skanimin e një Barcode mund të marrin titujt e librave që ndodhen në fondin e  bibliotekës dhe shërbimet tjera të nevojshme, tani atë e pasuruam me libra të rinj në vlerë prej 10 mijë euro për sektorin shkencor, atë të rriturve dhe të fëmijëve”, ka thënë kreu i Gjilanit.

EkoHigjiena

Për më tepër, kryetari Hyseni është shprehur se nga afër panë edhe funksionimin e sistemit elektronik të menaxhimit të lexuesve, si biblioteka e parë në nivel vendi që kaloi nga regjistrimi manual në atë digjital.

“E kemi zotim dhe obligim institucional investimin në zhvillimin e kushteve të nevojshme për të lehtësuar qasjen në literaturë digjitale dhe tërhequr vëmendjen drejt librit, si burim i pazëvendësueshëm i dijes”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.