Kryetari Hyseni: Krenar me rrugëtimin e djemve të KV Drita!
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prit në takim volejbollistët e Klubit të Volejbollit “Drita”, me këtë rast ai u shpreh se ndihet krenar me rrugëtimin e djemve të këtij klubi.
“Edhe pse finalja e Kupës nuk përfundoi me trofeun në duart tona, djemtë tanë treguan karakter dhe luftuan deri në pikën e fundit. Arritja në finale dhe shpallja nënkampionë të Kupës së Kosovës mbetet një sukses i madh për klubin dhe qytetin tonë”, ka thënë kryetari Hyseni, transmeton 2LONLINE.
I pari i komunës tha se kjo humbje është vetëm një motiv më shumë për t’u rikthyer edhe më të fortë drejt titullit kampion.
Siç dihet KV Drita është në garë për titull kampion.
“Puna dhe përkushtimi i KV Drita nuk do të mbetet pa u shpërblyer”, ka thënë Alban Hyseni. kryetar i Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/
