DYLON

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi

Kryetari Hyseni: Komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Komunës së Gjilanit, ka hapur thirrjen për aplikim për fermerët prodhues të qumështit për subvencionim me 0.10 për liter, e cila është dorëzuar në pikat grumbulluese ose qumshtore nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2024.

“Të tregojmë se për herë të parë pas luftës, fermerët e Gjilanit, subvencionohen për qumësht nga kjo qeverisje”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për të shtuar se janë komuna e vetme që subvencionon fermerët me 10 centë për litër qumështi.

EkoHigjiena

Ai tregon se deri në vitin 2000 2021 ishin 0 euro për fermerët. Derisa nga viti 2021 deri më 2024: 0.8 centë për litër qumështi 2025: 10 centë për litër qumështi

“Gjithmonë pranë fermerëve me nisma konkrete që ju ndihmojnë në operim dhe zgjerim të veprimtarisë”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, tregoi se thirrja për aplikim është tashmë e hapur. Aplikoni dhe përfitoni nga mbështetja që e meritoni.

Nga ana tjetër drejtori i Bujqësisë Bajram Isufi, tha se për shkak të buxhetit të kufizuar, sasia maksimale e cila do të subvencionohet për një fermerë prodhues të qumështit është 30 mijë litra.

Ai tregoi se thirrja është e hapur deri më 23 maj të këtij viti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.