DYLON

Kryetari Hyseni: Kemi ndërtuar 8 parqe të reja, duke krijuar hapësira të gjelbra dhe rekreative për qytetarët

Kryetari Hyseni: Kemi ndërtuar 8 parqe të reja, duke krijuar hapësira të gjelbra dhe rekreative për qytetarët
Avatar photo Redaksia

“Sipërfaqet gjelbëruese dhe rekreative po shtohen dita ditë jo vetëm në qytet, por edhe nëpër fshatra. Ku tashmë janë 8 parqe të reja të shfrytëzueshme dhe 4 te tjera që janë në proces të bëhen”, thotë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

Sipas tij, për vetëm 4 vite kanë ndërtuar 8 parqe të reja, duke krijuar hapësira të gjelbra dhe rekreative për qytetarët e komunës sonë.

EkoHigjiena

“Aktualisht janë në tenderim edhe 4 projekte të reja për parqe, që do ta çojnë numrin në 12 parqe të reja për Gjilanin, më shumë se kurrë më parë”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se do të vazhdojnë me edhe më shumë hapësira të gjelbra, për një Gjilan më të bukur dhe më të gjallë. /2LONLINE/